
USA Today për herë të parë në histori del hapur pro një kandidati për President!
Dritare.net
Bordi editorial i USA Today, një ndër mediat më të mëdha në SHBA, miratoi të martën ish-nënpresidentin Joe Biden, si kandidatin që duhet të fitojë zgjedhjet e nëntorit, duke shënuar për herë të parë që nga themelimi i botimit në 1982 që gazeta mbështet një kandidat presidencial.
"Ky moment i jashtëzakonshëm në historinë e kombit tonë kërkon një përgjigje të jashtëzakonshme," shpjegoi bordi në një editorial.
"Me planet e tij, zgjedhjet e personelit të tij, përvojën e tij dhe njerëzillëkun e tij, Joe Biden mund të ndihmojë në largimin e Shteteve të Bashkuara nga ky moçal dhe në të ardhmen. Vota juaj mund të ndihmojë që kjo të ndodhë. ” -vijon editoriali.
Katër vjet më parë, bordi u bëri thirrje lexuesve të mos votojnë për Trump, duke thënë se atij i mungonte "temperamenti, njohuria, qëndrueshmëria dhe ndershmëria që Amerika ka nevojë nga presidentët e saj". Por bordi në asnjë moment, nuk mbështeti hapur demokraten Hillary Clinton, ndërsa tani bordi ka vendour që të mbështesë Biden./ I.M-Dritare.net

















