Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ursula von der Leyen: Çelja e negociatave me Shqipërinë, vendim historik

Ursula von der Leyen: Çelja e negociatave me Shqipërinë, vendim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Besimi është themeli i një partneriteti të fortë dhe Evropa do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndërtuar partneritete të forta me fqinjët tanë më të ngushtë. Kjo fillon me Ballkanin Perëndimor.”,-tha Von der Leyen, menjëherë pasi theksoi problemet e besimit që BE-ja ka aktualisht me Mbretërinë e Bashkuar mbi negociatat e marrëveshjes tregtare.

Ajo reflektoi mbi arritjen më të rëndësishme në lidhje me integrimin në BE, të rajonit gjatë vitit të kaluar.

“Vendimi gjashtë muaj më parë për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte me të vërtetë historik. Në të vërtetë, e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, ndajmë të njëjtin fat.”, tha Von der Leyen, informon dritare.net
Ajo shtoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit.

"Ne së shpejti do të paraqesim Paketën e Rimëkëmbjes Ekonomike për rajonin, duke u përqendruar te iniciativa investimeve."-përfundoi ajo./K.C/dritare.net