Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Urdhri i presidentit Trump për refugjatët, reagon OKB!

Urdhri i presidentit Trump për refugjatët, reagon OKB!

Dy vendimet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar pranimin e refugjatëve dhe për t’i dhënë fund programit të azilit shkaktuan një reagim nga OKB-ja, e cila njoftoi se e drejta për të kërkuar azil është e drejtë universale.

“Të gjitha shtetet kanë të drejtë të ushtrojnë juridiksionin e tyre përgjatë kufijve të tyre ndërkombëtarë”, por “ata duhet ta bëjnë këtë duke respektuar detyrimet e tyre për të drejtat e njeriut”, tha përfaqësuesja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Ravina Samdasani.

“E drejta për të kërkuar azil është një e drejtë njerëzore e njohur botërisht”, tha zyrtarja.

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Trump në kufirin jugor të SHBA-së në ditën e tij të parë në detyrë.

Ai ka premtuar gjithashtu se do të dëbojë “miliona” emigrantë. Shtëpia e Bardhë gjithashtu i dha fund një programi azili për njerëzit që ikin nga regjimet totalitare në Amerikën Qendrore dhe Jugore, duke lënë mijëra njerëz të bllokuar në anën meksikane të kufirit.

Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i jep fund pranimit të refugjatëve, në fuqi më 27 janar.

Vendimi gjithashtu ndaloi “të gjitha udhëtimet e planifikuara të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara”, sipas një emaili që Departamenti i Shtetit i dërgoi organizatave që punojnë me të ardhurit në tokën amerikane./E.P-dritare.net