
Urdhri i Infermierit: Lejet e ushtrimit të profesionit për 20 infermierët njihen në Itali
Dritare.net
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas lajmeve që janë botuar sot për infermierin që shkoi në Itali, Qazim Ismaili. Sipas tij të 20 infermierët që po japin kontributin në luftën kundër koronavirusit në Spitalin e Brescias, janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.
Ja deklarata e plotë e Urdhrit të Infermierit!
“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid - 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit. Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.
Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.”

















