
Urdhri i Farmacistëve mbyll zyrat pasi një anëtar doli pozitiv me koronavirus
Dritare.net
Urdhri i Farmacistëve ka mbyllur zyrat pasi një anëtar i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur vetë Urdhri i Farmacistëve përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se, zyrat do qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe se shërbimet do të kryehen online.
“Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes së testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!”, thuhet në njoftim./E.B-dritare.net

















