Universiteti i Vlorës organizon takim me autorin Mero Baze
E Enjte 12 Dhjetor 2024, 19:07
Dritare.net
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” organizon ditën e nesërme, datë 13 Dhjetor 2024 në mjediset e tij takim me autorin e librit “Shi me baltë” Mero Baze.
Takimi do të organizohet në sallën “Ali Asllani” dhe është i hapur për këdo, qoftë dhe njeri i thjeshtë dhe joakademik.
Aktiviteti nis në orën 11:00 dhe përfundon në orën 12:30. Në aktivitet do të mbajnë fjalën e tyre dhe kritikët letrarë si Prof. Monika Hasani, Prof. Roland Zisi dhe Prof. Ermir Xhindi.
Moderatore takimit për librin me poezi do të jetë Prof. Monika Hasani dhe Deliana Proj.
Mero Baze këtë herë, ndryshe nga librat e tij të mëparshëm publicistikë dhe gazetareskë vjen me një libër me poezi që megjithatë ruan stilin e tij./dritare.net