Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Unaza e madhe e Tiranës, përfundon 90 % e projektit në pjesën verilindore Loti 2!

Unaza e madhe e Tiranës, përfundon 90 % e projektit në

Në Unazën e Tiranës vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e saj, ku ka përfunduar 90 % e punimeve në pjesën verilindore, në Lotet 2 dhe 3.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor për kryeqytetin.

“Kantieri i Unazës së Tiranës. Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240 m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020”, shprehet Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare./M.T/dritare.net