
Çmimi i karburanteve në vend, pësoi sot një ulje të lehtë, por shifrat mbeten sërish të larta. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.
Një ulje prej 3 lekësh ka pësuar edhe çmimi i gazit, i cili ka shkuar në 83 lekë/litri nga 86 lekë/litri që ishte.
Ndërsa një litër benzinë do të jetë 239 lekë nga 236 lekë/litri.
Vendimi i Bordit të Transparencës futet në fuqi në orën 18:00 dhe është i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës, ndërsa për ato pika karburantesh që nuk e zbatojnë vendimin do të ketë penalitete./L.F-dritare.net

















