Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ulet çmimi i energjisë! Rama: E para në këto 35 vite!

Ulet çmimi i energjisë! Rama: E para në këto 35 vite!

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për median në lidhje me çmimin e ri të energjisë elektrike tha se ulja që u komunikua ditën e sotme është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite.

“Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen.”- tha Rama.

“Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera.”- tha Rama

Ai garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.

Enti Rregullator i energjisë miratoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 shkurti deri më 31 dhjetor 2025. Për ata që konsumojnë deri në 700 kWh, pagesa është 8.5 lekë kilovati, ndërsa mbi 700 do të paguajnë 9.5 lekë/kilovati./E.P-dritare.net