
Çudit ministri i Shëndetësisë në Kosovë/ I drejtohet deputetes: Po shihesh në sy se je me koronavirus!
E Hënë 13 Korrik 2020, 22:10
Dritare.net
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka raportuar në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit në Kosovë.
Duke thënë se koronavirusi ka shpërthyer më shumë pas protestës së Vetëvendosjes me 12 qershor, ministri iu drejtua deputetes së VV, Fitore Pacollit duke i thënë se “Në sy shihesh se je me simptoma”.
"Ju jeni të dyshuar që jeni të infektuar, jeni persona kontakte, ecni boni testet, pse po ikni nga testet”, tha Zemaj më tej./ I.M-Dritare.net

















