
Udhëzuesi i BE për festat e fundvitit: Festime pa muzikë dhe më shumë pushime. Ç’duhet të bëjnë ata që duan të udhëtojnë!
Dritare.net
Bashkimi Evropian ka miratuar udhëzimin për festat e fundvitit. BE-ja u kërkoi sot vendeve që të përforcojnë sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor dhe të koordinojnë kufizimet në tubimet shoqërore përpara sezonit të festave të Krishtlindjeve, për të shmangur një rikthim të rasteve të COVID-19. Kërkohet edhe rritja e testimeve dhe gjurmimi i kontakteve.
Pas një rritjeje të rasteve në tetor dhe nëntor, shumë vende evropiane kanë frenuar infeksionet duke vendosur bllokime më të rrepta dhe kufizime shoqërore. Gjithashtu në udhëzimin e saj, BE-ja kërkon mbajtjen e maskave dhe distancën gjatë pushimeve. Si dhe të vetëizolohen njerëzit para dhe pas tubimeve, nëse rregullat për takimet zbuten përkohësisht gjatë sezonit festiv.
Kjo vetëkarantinë duhet të jetë për të paktën shtatë ditë, tha Komisioni i Evropës.
Mes udhëzimeve janë edhe festimet pa muzikë dhe më shumë pushime për shkollat, ose të kalojë mësimi online për një periudhë kohe pas festave.
"Në kontekstin aktual epidemiologjik në BE është e vështirë të justifikosh heqjen e masave të kontrollit.”-thotë KE-ja. Për ata që duan të udhëtojnë, rekomandohet të bëhet vaksina e gripit.
Komisioni Evropian bën thirrje edhe për zgjerimin e kapacitetit të transportit publik, kur është i mundur, për të shmangur mbipopullimin. Maskat duhet të jenë të detyrueshme në transportin publik, tha Komisioni./K.C/dritare.net

















