
Udhëtim falas për ata që më kanë sharë nga Londra, Rama tregon kur do të ulet Migjeni në aeroportin e Kukësit!
Dritare.net
Për të gjithë ata që e kanë menduar një gënjeshtër ndërtimin e aeroportit të Kukësit, kryeministri Rama, e nisi ditën me një mesazh për to. Përmes një videoje ku tregohen pamje nga punimet, shoqëruar me këngën e Valles së Kukësit, Rama shkruan se po punohet intensivisht për këtë aeroport. Ndërsa në lidhje me fluturimin e parë që do të kryhet në këtë aeroport, kreu i qeverisë siguron se avioni i Migjenit, do të ulet vitin e ardhshëm, ku do të sjellë kuksianët po jo vetë, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Londër.
“Mirëmëngjes, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, shkruan Rama./L.F-dritare.net

















