Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çuçi takon homologen Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme!

Çuçi takon homologen Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me homologen e tij në Britaninë e Madhe Suella Braverman. Theksi i diskutimeve ka qenë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britani, duke qenë se kjo e fundit ka zgjedhur t’u drejtohet me një gjuhë jo të përshtatshme.

“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacionale që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara.

Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe steriotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ideale. E vërteta është se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë këto çështje nuk do ta pengojnë bashkëpunimin tonë.

Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë dhe një herë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale.

I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim.

Çmoj shumë asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore", shkruan ministri Çuçi./A.ZH-dritare.net