Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çuçi: Opozita përsëriti skenarin, ne miratuam buxhetin më të lartë ndër vite!

Çuçi: Opozita përsëriti skenarin, ne miratuam buxhetin

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi për mediat tha se buxheti i miratuar 2024, është më i madhi në 32 vite.

Lidhur me revoltën e opozitës, Çuçi tha se nuk kishte asgjë të re pasi demokratët zgjodhën të përsërisin skenën dhe jo të diskutonin mbi buxhetin.

“E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më e madhe e pagave në histori.

E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi./M.K-dritare.net