Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U konfiskua nga SPAK-u. Apartamenti i Adriatik Llallës në Durrës kthehet në qendër sociale

U konfiskua nga SPAK-u. Apartamenti i Adriatik Llallës në Durrës

Apartamenti që ka qenë në pronësi të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është kthyer në një qendër sipërmarrjeje sociale për t’i ardhur në ndihmë kryesisht të rinjve. Apartamenti i cili ndodhet në shëtitoren e plazhit të Durrësit u konfiskua me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë ceremonisë së inaugurimit të qendrës, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i BE-së tha se:

“Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha.", u shpreh Balla./K.C/dritare.net