U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari!
E Premte 29 Nëntor 2024, 13:01
Dritare.net
14-vjeçari që u plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra shoku i tij Martin Cani ka dalë nga spitali. Luis Meçja kishte prej më shumë se një javë që qëndronte tek Spitali i Traumës, pasi u plagos nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj, i cili tashmë ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.
Martin Cani nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, më 18 nëntor.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”, ku Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja, u përfshinë në një përplasje me tre nxënës të kësaj shkolle. Gjatë incidentit, adoleshentët sulmuan Canin dhe Meçjan./M.K-dritare.net