Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U nis për kurim në Turqi? Veliaj: Jam në Tiranë, po pres testin e dytë! 

U nis për kurim në Turqi? Veliaj: Jam në Tiranë, po pres

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus pak ditë më parë, ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Veliaj ka theksuar se aktualisht është në Tiranë dhe pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.

Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo.

Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë.

Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.

Më herët, në rrjetet sociale u shkruajt se kryebashkiaku ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi./ I.M-Dritare.net