Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U kap duke marrë para, arrestohet në flagrancë mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë!

U kap duke marrë para, arrestohet në flagrancë mjeku në

Një mjek te Spitali i Traumës është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion. Ai është kapur në flagrancë duke marrë para dhe është prangosur brenda në spital pasi është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti. Gjithashtu mësohet se bëhet fjalë për mjekun reanimator Fitim Marku.

Për të kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes. Një agjent i infiltruar është futur në spital është futur si pacient , i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar./Xh.Xh/dritare.net