Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U gjet e pajetë nga fëmijët, kush ishte 35-vjeçarja dhe bashkëshorti, autor i krimit!

U gjet e pajetë nga fëmijët, kush ishte 35-vjeçarja dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Italinë, ku shqiptarja 35-vjeçare, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë pak metra larg banesës ku jetonte me fëmijët e saj. Autor i dyshuar deri më tani mbi ngjarjen është bashkëshorti i saj, Alfredi me të cilën prej kohësh nuk jetonte në të njëjtën banesë dhe kishte kërkuar divorcin.

Mësohet se Klodiana dhe Alfredi kishin rreth 17 vjet që jetonin në Itali. Ajo ishte me origjinë nga Fushë-Kruja, me mbiemrin e familjes Rahmani, ndërsa 45-vjeçari Alfred Vefa ishte me origjinë nga Preza e Tiranës. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur dhe jetonin në Firence, në komunën e Castelfiorentino. Sipas medieve italiane Alfredi ishte larguar prej 20 vitesh në Itali dhe punonte në ndërtim, ndërsa viktima së fundmi punonte kamariere në një piceri.

Sakaq, fqinjët kanë konfirmuar se Alfredi dhe Klodiana debatonin shpesh, ndërsa kanë qenë fëmijët e saj të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 35-vjeçares.

Kujtojmë se autori i dyshuar ndodhet ende në arrati pasi është larguar me automjet menjëherë pas krimit që i mori jetë të resë shqiptare./M.K-dritare.net