Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U fut në listën e vendeve të sigurta/Serbia shpall gjendjen e emergjencës në Beograd pas rritjes së rasteve me virus

U fut në listën e vendeve të sigurta/Serbia shpall gjendjen e

Serbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd, pasi në ditët e fundit pa një rritje të rasteve me koronavirus. Qeveria ka marrë një sërë masash kufizuese, për të parandaluar zinxhirin e infektimeve. Sot u vendos që maskat të jenë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura. Në të kundërt, kush nuk e zbaton këtë rregull do të përballet me një gjobë të rëndë. Tubimet me më shumë se 100 persona janë ndaluar, ndërsa oraret e kafeneve janë kufizuar. Serbia raportoi 359 raste të reja për 2 korrik, 80 përqind e të cilave ishin në Beograd. Në total, Serbia ka konfirmuar 15.195 raste me koronavirus dhe 287 viktima. Kujtojmë se BE e vendosi Serbinë në listën e vendeve të sigurta, duke hapur kufijtë nga 1 korriku./L.F-dritare.net