Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U ekzekutua me armë me silenciator, ky është 48-vjeçar Lulzim Visha!

U ekzekutua me armë me silenciator, ky është 48-vjeçar

Ky është postieri Lulzim Visha, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash rreth 200 metra larg banesës së tij mëngjesin e së premtes (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner të Kamzës.

U ekzekutua me armë me silenciator, ky është 48-vjeçar

48-vjeçari, i cili punonte si postier, qëllua me të paktën 12 plumba brenda automjetit të punës, në një pritë të ngritur nga atentatorët.

Lulzim Visha nuk arriti që t’i mbijetojë plumba, duke ndërruar jetë në makinë. Ndërkohë disa orë pas ngjarjes u gjet i djegur automjeti tip Porsche që u përdor nga autorët në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, ku gjatë kontrollit brenda makinës.

“Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz”, njoftoi policia./E.P-dritare.net