
U dëmtua nga tërmeti, Rama në Durrës: Shkolla Neim Babameto gati në 26 nëntor!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në kantierin ku po punohet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës e cila u dëmtua nga tërmeti.
Rama ka deklaruar se kjo shkollë do jetë gati për nxënësit më 26 nëntor, 1 vit pas tërmetit shkatërrues, që u mori jetën 51 personave.
“TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
RINDËRTOJMË BASHKË
Durrës – Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”, e cila në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës
Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit, kjo shkollë është një nga 143 shembujt e rindërtimit nga themelet për arsimin që duam
#ShqipëriaqëDuam
#DurrësiqëDuam”, shkruan kryeministri Rama./ I.M-Dritare.net

















