
U bllokuan në kanionin e Gjipesë/ Momenti kur shpëtohen dy turistët belgë!
E Enjte 13 Qershor 2024, 22:10
Dritare.net
Policia ka shpëtuar dy turistë blegë që mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë.
Dy turistët belgë duke eksploruar kanionin e Gjipesë në Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.
Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni të 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore./K.C/dritare.net

















