
U arratis/ Kandidatja e opozitës: Familja gjëja më e shtrenjtë. Nuk ia vlen asnjë jetë e humbur në Bjellorusi!
Dritare.net
Sviatlana Tsikhanouskaya, kandidatja kryesore e opozitës në zgjedhjet në Bjellorusi që u arratis sot për në Lituani, ka reaguar për herë të parë, për arsyet e arratisjes.
Ajo ka thënë në reagimin e parë, se është arratisur për mirëqënien e saj dhe të fëmijëve të saj.
Duke publikuar një video të martën, ish mësuesja e Anglishtes, Sviatlana Tsikhanouskaya tha se situata aktuale në Bjellorusi nuk "vlen për asnjë jetë", pasi ajo iu referua protestave të dhunshme që kanë lënë një person të vdekur.
Ajo tha: "E dini, unë mendova se e gjithë kjo fushatë me të vërtetë më ashpërsoi dhe më fuqizoi aq shumë sa që unë t'i rezistoja gjithçkaje.”
"Por me siguri, unë kam mbetur ajo grua e dobët që kam qenë fillimisht. Kam marrë një vendim shumë të vështirë për veten time, dhe e kam marrë atë absolutisht të pavarur - as miq, as të afërm, as zyra e fushatës, as Sergei [burri i saj i burgosur Sergei Tikhanovsky] ndikuan në një farë mënyre.”
"Dhe unë e di që shumë do të më kuptojnë, shumë do të më denojnë dhe shumë do të më urrejnë.”
" Prandaj, njerëz, ju lutemi kujdesuni.”
"Ajo që po ndodh tani nuk vlen për asnjë jetë. Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme që ne kemi në jetën tonë."
Pamjet u publikuan vetëm një ditë pasi Tsikhanouskaya shkoi në Komisionin Zgjedhor në Bjellorusi për të kërkuar zyrtarisht një rinumërim të zgjedhjeve presidenciale të së Dielës, duke hedhur poshtë rezultatet që tregojnë se autoritari Aleksandër Lukashenko siguroi një fitore prej më shumë se 80% të votave.
Pas largimit nga zyra e Komisionit, ajo tha se kishte marrë gjithashtu "një vendim" për të qenë me fëmijët e saj - por nuk e sqaroi.
Të nesërmen në mëngjes, ministrja e Jashtme e Lituanisë Linas Linkevicius konfirmoi që 37-vjeçarja tani ishte "i sigurt" në vendin e tij.
Fitorja e diskutueshme e Lukashenkos do të shënojë një mandat të gjashtë në detyrë për 65-vjeçarin, i cili ka sunduar ish-kombin Sovjetik me një dorë të hekurt për më shumë se një çerek shekulli.
Me nofkën "diktatori i fundit i Evropës", ai paralajmëroi të hënën se nuk do të frikësohej të vazhdojë të përdorë forcën ndaj protestuesve - të cilët ai i quajti "dele".
Ai tha: "Ne nuk do t'i lejojmë ata ta copëtojnë vendin", pasi ai vazhdoi të pretendonte se opozita po drejtohej nga Polonia dhe Republika Ceke, së bashku me ndihmën e mundshme nga Ukraina dhe Rusia.
"Ata po drejtojnë selinë e [opozitës] ku ato dele nuk kuptojnë se çfarë duan prej tyre," shtoi ai.
Ministri i Jashtëm çek Tomas Petricek e ka mohuar që të jetë përfshirë në zgjedhjet Bjelloruse./ I.M-Dritare.net

















