Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Turqia kthen kishën në xhami/Janullatos: Vendim tragjik!

Turqia kthen kishën në xhami/Janullatos: Vendim tragjik!

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka reaguar në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami kishën e Shën Sofisë. Sipas tij ky është një veprim tragjik, që shkatërron shpresën e bashkekzistencës së feve dhe qytetërimeve. Qëllimi i fesë, shkruan Janullatos, është paqja ndaj 'është mëkat kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste', shkruan ai.

“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve. Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.

Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”,shprehet Janullatos./L.F-dritare.net