Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtuesja e ALER Travel për Dritare TV: Turistët gjithnjë kërkojnë të kthehen në Shqipëri!

Drejtuesja e ALER Travel për Dritare TV: Turistët gjithnjë

Kur moti është ngrohur dhe temperaturat vazhdojnë të rriten, të gjithë fillojmë të mendojmë për pushimet dhe udhëtimet turistike. Edhe pse në periudhë pandemie me shumë kufizime dhe rregulla ligjore përsëri nuk mungon interesi për udhëtimet turistike jashtë vendit, apo edhe për ardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri.

Për të pyetur më tepër rreth kësaj teme, ishte sot e ftuar në Dritare TV Tatiana Bajraktari, drejtuese e një agjencie turistike, e cila orienton gjithashtu turistët e huaj për të kaluar pushimet në vendin tonë. Pushuesit e parë tha ajo do të jenë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia dhe vendet e lindjes, të cilët kryesisht preferojnë bregdetin e Shqipërisë , por pa lënë pas edhe vizitat historike në muze dhe monumente kulture. Turistët e huaj e adhurojnë kuzhinën shqiptare dhe ata gjithnjë shprehin dëshirën për t’u kthyer edhe njëherë në Shqipëri me pushime./dritare.net