
Trump: Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, i suksesshëm. Ata që kundërshtonin marrëveshjen, tani janë të vdekur
Dritare.net
Presidenti Donald Trump i tha CNN-it se SHBA mbështet Izraelin dhe e quajti sulmin e djeshëm ndaj Iranit "një sulm shumë të suksesshëm".
“Ne e mbështesim Izraelin, sigurisht, dhe e kemi mbështetur si askush tjetër ndonjëherë,” tha Trump gjatë një telefonate të shkurtër.
“Irani duhej të më kishte dëgjuar kur u thashë. Nuk e di nëse e dini, por unë u dhashë atyre një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të,” shtoi ai.
“Ata duhet të ulen tani në tryezën e negociatave për të bërë një marrëveshje, përpara se të jetë tepër vonë. Do të jetë tepër vonë për ta. E dini, njerëzit me të cilët po flisja më parë për një marrëveshje, kanë vdekur,” tha presidenti, pa specifikuar se për cilët persona bëhej fjalë.
I pyetur nëse këto vdekje ishin rezultat i sulmit të Izraelit mbrëmë, Trump u përgjigj me sarkazëm:
“Nuk kanë vdekur nga gripi; nuk kanë vdekur nga Covid.”/L.F-dritare.net

















