Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tritol në derën e gazetarit/ Pjerin Ndreu: Akt kriminal, që përhap panik!

Tritol në derën e gazetarit/ Pjerin Ndreu: Akt kriminal, që

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjeri Ndreu ka reaguar pasi në derën e shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka ka shpërthyer një sasi tritoli.

Ndreu shkruan se ky është një akt kriminal i rëndë, dhe inkurajon prokurorinë që të zbardhë rastin.

Reagimi i Ndreut:

Akti kriminal ndaj gazetarit Elidon Ndreka eshte i rende. Fati ishte me familjen e tij qe nuk pesoi asgje per shansin e mire. Asnje motiv nuk e perligj kete akt te shemtuar dhe te rrezikshem.

Organet e rendit dhe prokuroria te bejne te pamundur per zbardhjen e ngjarjes dhe venien e autoreve para pergjegjesise ligjore.

Keto ngjarje e demtojne rende imazhin e qytetit, rrezikojne jetet e perfaqesuesve te medias dhe familjareve, si dhe perhapin panik e pasiguri ne popullate !/ I.M-Dritare.net