Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tritan Shehu: Shqipëria si Bjellorusia. Demokratët do reagojnë!

Tritan Shehu: Shqipëria si Bjellorusia. Demokratët do reagojnë!

Prej datës 8 gusht në Bjellorusi kanë shpërthyer protestat masive, pasi opozita atje nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ku Aleksandër Lukashenko ka fituat ato për herë të 6 me rreth 80% të votave.

Ish-deputeti democrat, Tritan Shehu ka krahasuar protestat në Minsk të Bjellorusisë, me ato të opozitës në 2019, në Tiranë duke thënë se ajo që po ndodh atje është një “Déjà vu” e Shqipërisë”

“Shikoni me vemendje, sot Biellorusi, dje Shqiperi, po neser...?
Pamjet e sotme ne Minsk jane nje “deja vu” e atyre ne Tirane te reth nje viti me pare. Kujdes, mbas pak pamjet e Minskut mund te behen nje tjeter “deja vu”, por kesaj here per Tiranen!

Zhvillimet e fundit ne Shqiperi, mungesa e institucioneve themeltare per sigurimin e demokracise si Gjykata Kushtetuese, e Larte, Qeverisja lokale moniste, Parlamenti i pupaceve qe me tragjiko komedine e tij guxoi te preke edhe Kushtetuten duke kryer nje Grusht Shteti, po e cojne vendin drejt nje autokracie te rrezikeshme sipas modeleve lindore. Demokracia “tretet” disa here ngadale e pa u kuptuar, tek ne kjo po ndodh nen driten e diellit e me shpejtesi.

Vetem te “verberit” mund te mos e shikojne, frikacaket bejne sikur....derisa tu laget....


Guximtaret dhe demokratet reagojne e duhet te reagojne sot qe neser mos te thuhet Tirana si Minsku!”-shkruan Shehu./ I.M-Dritare.net