
Tritan Kalo: Nga gjiri i heronjve të shëndetësisë një mantelbardhë humbi sfidën me Covid-19
E Martë 30 Qershor 2020, 16:04
Dritare.net
Për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi ka reaguar edhe kolegu i tij, Tritan Kalo. Kalo shkruan në Facebook se, nga gjiri i heronjve të shëndetësisë një mantelbardhë humbi sfidën me koronavirusin.
“Nga gjiri i heronjve të shëndetësisë një mantelbardhë humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi në paqe Prof.Arjan Pushi!”, shkruan Kalo.
Mjeku hematolog pranë QSUT-së, Arjan Pushi prej disa ditësh ishte shtruar tek Infektivi. Gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit dhe sot u dorëzua përballë Covid-19./K.C/dritare.net

















