
Tritan Kalo: Kapacitetet spitalore kanë një kufi, ndaj qëndroni në shtëpi!
Dritare.net
Mjeku infeksionist Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë disa foto të qytetarëve që akoma nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që u kanoset duke dalë jashtë.
Kalo u bën thirrje të tregohen më të përgjegjshëm me sjelljet e tyre dhe të kuptojnë që kapacitetet siptalore e kanë një kufi, dhe se duke dalë do të infektohet. Kjo do të bëjë që mundësia e ndihmesës nga mjekët mund të bëhet e pamundur.
“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, me shumë respekt, më shumë dashuri e më shumë vlerësim për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….Kapacitetet në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato nuk janë të pakufijëshme kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë….Ndërgjegjësohuni sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet t’ju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???....Jemi të gatshëm tju ndihmojmë në çdo moment, por mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë….....Ju lutem!”, shkruan Kalo.
/E.B-dritare.net/

















