Tritan Kalo flet për përdorimin e antibiotikëve: Nuk janë karamele që të përdoren me shumicë!
Dritare.net
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ndërsa ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit dhe ka përsëritur rregullat që të gjithë duhet të ndjekim për të mos u prekur, ka përmendur edhe përdorimin e antibiotikëve.
Kalo thotë se ata nuk janë karamele të përdoren me shumicë dhe të pakombinuara si duhet. Më tej ai gjithashtu u shpreh se janë antibateriale jo antiviralë.
“KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJIENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUK është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo antiviralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuk janë të domosdoshme përse PO përshkruhen ato???....ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!”, shkruan Kalo./E.B-dritare.net