
Tre herë më shumë taksa për 'oligarkët'/ Replikat e Ramës me komentuesit që iu duket pak
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka postuar në Facebook-un e tij, të dhënat përgjatë 5 vjetëve të fundit, ku tregon se 10 bizneset më të mëdha në vend, kanë paguar taksa 3 herë më shumë. Kreu i qeverisë, i referohet me termin 'oligarkë'.
"Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se "oligarkët" kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Ndërkohë komentet poshtë postimit janë të shumëllojshme, ndërsa kryeministri iu është përgjigjur disa prej tyre. Një komentues shkruan se jo vetëm që duhet të paguajnë taksa por edhe të bllokohen. Rama i përgjigjet duke shkruar se mijëra familje ushqehen nga puna e këtyre kompanive.
Ja disa nga replikat e Ramës, me komentuesit!/L.F-dritare.net

















