Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tre ditë pas sulmit në Veri, policia e Kosovës hap rrugën për në Banjë!

Tre ditë pas sulmit në Veri, policia e Kosovës hap rrugën

Tre ditë pas sulmit të ndodhur në Veri ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, është hapur rruga që të çon në fshatin Banjë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se policia ka lejuar tashmë lëvizjen e automjeteve, ku deri më parë lejohej qarkullimi deri në udhëkryqin që çon në këtë fshat.

Këtë të mërkurë situata në Veri konsiderohet më e qetë por pritet të merret vendimi se si do të procedohet më tej pas përfundimit të bastisjeve. Kujtojmë se sulmi në Veri erdhi pasi persona të armatosur sulmuan policët e Kosovës. Pas përplasjeve mes tyre mbetën të vrarë tre sulmues serbë dhe u arrestuan 8 të tjerë.

Sakaq u sekuestruan një sërë arsenal armësh të cilat ishin fshehur në manastir./M.K-dritare.net