Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë, Presidenti Begaj: Mirëkuptoj Osmanin, por në dorë e kanë Kuvendet!

Traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë, Presidenti Begaj: Mirëkuptoj

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë qëndrimin e tij për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Në një intervistë dhënë për RTK, Begaj shprehet se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin. Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë. Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Begaj ka komentuar edhe mosliberalizimin e Kosovës, për të cilën thotë se është e vonuar. Sipas tij, kjo është një e drejtë që u është mohuar qytetarëve të Kosovës.

Begaj foli mes të tjerash edhe mbi tensionet në veri të Kosovës, të nxitura nga marrëveshja për targat.

“Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze e dua të falenderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje n e konfliktit me maturi e mirëkuptim, vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës.me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE-SHBA do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, tha Begaj.
Presidenti shtoi se vizitat që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe dialogu pas dy ditësh në Bruksel, janë të rëndiësishme./M.T/dritare.net