Trako: Grupi i Bardhit vepron për llogari personale
Dritare.net
Edmond Trako një nga themeluesit e PD-së dhe Fatbardh Kadilli të ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentuan situatën në krahun opozitar. Të pyetur nga gazetari Hila se çfarë përfaqëson grupi i Bardhit, Kadilli tha se nuk përfaqëson gjë, ndërsa zoti Trako tha se është vetëm një grup që sheh interesa personale.
Fatbardh Kadilli: Bardhi është mbyllur në flluskën e vet. Grupi i Gazmend Bardhit nuk përfaqëson gjë. Kanë mandatin e deputetit.
Edmond Trako: Është një grup interesaxhinjsh. I bien lapsit që do përfitojmë në këtë mënyrë dhe asgjë tjetër. Nuk shkojnë për idealizëm e me program. As për liderin nuk kanë gjë se ata e përjashtuan liderin. Ata harrojnë se çfarë bëjnë. Imoraliteti politik është ngritur në piedestal. Këta njerëz veprojnë vetëm llogari personale./K.C/dritare.net