
Tragjedia në Himarë, nis protesta për vdekjen e 7-vjeçares!
Dritare.net
Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë. Përgjatë këtyre ditëve, janë mbajtur homazhe, me qirinj e lule, në vendin ku e vogla humbi jetën, si dhe para Kryeministrisë.
Po ashtu edhe Dom Gjergj Meta organizoi ditën e djeshme një marshim homazh në Shëngjin, që nisi nga Kisha e Shëngjinit në orën 19:00 dhe vijoi përgjatë bregdetit, ku qytetarët mbajtën lule dhe qirinj në duar.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë./M.K/dritare.net

















