
Tragjedia në Himarë/ Kreu i policisë së shtetit vizitë për ngushëllim në familjen Avdia!
E Enjte 4 Gusht 2022, 10:10
Dritare.net
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vizituar sot për ngushëllim familjen Avdia, e cila humbi vajzën 7-vjeçare nga përplasje me skafin në plazhin e Potamit, Himarë.
“Nuk dua të keqinterpretohet, kam marrë pjesë për t’i shprehur me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës, kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive se çfarë ka ndodhur, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjane dhe janë duke vuajtur të gjithë atë se çfarë ndodhi”, u shpreh Nano./Xh.Xh/dritare.net

















