
Tragjedia në Himarë/ Juristja: Kjo është vrasje me dashje!
Dritare.net
Juristja Elda Hareçari, duke marrë shkas nga postimi i gazetares Rudina Xhunga, ku kërkonte që të ndryshohej kuadri ligjor dhe tragjedia e Himarës të quhej nje vrasje me dashje, ka reaguar duke sqaruar ligjërisht situatën.
Ajo shkruan se pas një analize të situatës mund të dalësh në konkluzionin e vetëm se kjo ishte një vrasje me dashje pasi efektivi Arjan Tase e dinte që po shkelte rregullat e lundrimit.
“Po të analizojmë figurat e veprës penale, objektin, anën objektive, subjektin, anën subjektive, kjo vepër penale është "Vrasje me dashje'. Autori i krimit ka shkelur rregullat e lundrimit me dashje duke lundruar në një zonë të ndaluar, ku edhe me sy të lirë shikohej që aty ka pasur persona që notonin dhe nga ky lundrim mund të kishte demtime me pasoja të rënda duke shkaktuar edhe vdekjen si në rastin konkret. Nuk ka asnjë arsye për ndryshimin e kodit penal në lidhje me këtë vepër. Ndryshimet që mund të bëhen në kodin penal është përgjegjësia që duhet të mbajë organi i akuzës (Prokuroria), ku në shumë raste bëjnë cilësim me dashje të gabuar të veprës penale. Kjo sjell dënimin e të pafajshmëve dhe lirimin e personave përgjegjës.”, u shpreh ajo nga studio ligjore “Tivari & Hareçari./M.K/dritare.net

















