
Tragjedi në Meksikë/ Dhjetëra të plagosur pas shembjes së mbikalimit të metrosë!
E Martë 4 Maj 2021, 08:08
Dritare.net
Mësohet se rreth 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Mexico City ndërsa sipas zyrtarëve një tren ishte duke udhëtuar mbi të. Disa vagona trenash u zhytën në tokë, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e personave, të cilët rezultojnë të humbur. Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë. Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civili janë angazhuar në operacione shpëtimi./dritare.net

















