Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tom Cruise proteston kundër Golden Globe, i kthen mbrapsht çmimet që fitoi!

Tom Cruise proteston kundër Golden Globe, i kthen mbrapsht çmimet

Aktori me famë botërore Tom Cruise i ktheu sot Golden Globe tri trofetë e tij në shenjë proteste për mungesën e diversitetit mes trupës që drejton çmimet më të famshme vjetore të Hollywood-it.

Tom Cruise proteston kundër Golden Globe, i kthen mbrapsht çmimet

Ai është ylli më i fundit që u bashkua kritikave ndaj akademisë që po rriten dita-ditës. NBC-ja, e cila ka transmetuar eventin që nga viti 1996, tha se nuk do ta transmetojë ceremoninë vitin e ardhshëm. Rrjeti televiziv u shpreh se do të shohë një reformë kuptimplotë nga organizatorët.

Time's Up, advokuese për reformën në industri, e përshkroi lëvizjen e NBC-së si një moment përcaktues për Hollywood. Ndërsa WarnerMedia, Netflix dhe Amazon Studios po ashtu refuzojnë të marrin pjesë në evente të lidhura me HFPA./K.C/dritare.net