Tiranë/ Makina përplaset me pemën dhe aksidenton këmbësoren!
E Enjte 10 Qershor 2021, 19:07
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një kalimtare në zonën e “Porcelanit”. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 19:15.
Sipas informacioneve, makina tip “Benz” ka marrë përpara një kalimtare dhe është përplasur me pemën. Gruaja e plagosur, rreth 30 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shoqëruar drejtuesin 19-vjeçar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./dritare.net