Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tirana vishet kuq e zi!

Tirana vishet kuq e zi!

Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, duke shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Tirana vishet kuq e zi!

Atmosfera festive, e ngjyrosur nga emocionet dhe krenaria kombëtare, u ngrit në lartësi me tingujt e Himnit Kombëtar, i interpretuar nga Banda Frymore.

Tirana vishet kuq e zi!

Flamuri kuqezi u valëvit krenar mbi sheshin ikonik të kryeqytetit, ndërsa të pranishëm ishin kryetarë bashkish nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Tirana vishet kuq e zi!
Pika kulminante ishte kur qielli i Tiranës u mbulua nga mijëra tullumbace kuqezi, duke krijuar një spektakël të mrekullueshëm. Për disa çaste, atmosfera solemne u pasua nga duartrokitje dhe entuziazmi i pjesëmarrësve, të cilët e përjetuan këtë ditë historike si një akt simbolik të shpresës dhe bashkimit./L.F-dritare.net