Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

TikTok aplikacioni i preferuar i të gjithëve, por pse shumë shtete po e ndalojnë!

TikTok aplikacioni i preferuar i të gjithëve, por pse shumë

Kur themi TikTok mendja na shkon direkt te karantina. Ky aplikacion ishte shoqëruesi më i mirë për miliona njerëz gjatë karantinës. Tashmë është kthyer në platformën pa të cilët njerëzit nuk bëjnë dot, duke ia kaluar edhe Facebook-ut e Instagram-it. Por shumë shtete kanë vendosur ta bllokojnë këtë aplikacion.

Sot presidenti, Donald Trump lajmëroi se do ta ndalojë përdorimin e TikTokut në territorin e SHBA-ve.

TikTok aplikacioni i preferuar i të gjithëve, por pse shumë

Vendime të tilla janë duke u marrë për një sërë arsyesh, përfshirë konfliktet kufitare me qeverinë indiane dhe ndjenjën antikineze nga Shtetet e Bashkuara. Janë ngritur shqetësime edhe për qasjen e qeverisë kineze ndaj të dhënave personale, si në lidhje me qytetarët e saj, ashtu edhe për potencialin për të mbledhur informacion nga qytetarë të huaj.

Për një person me nivel mesatar, vendimet e tilla janë konfuze, veçanërisht për shkak të marrëdhënies së paqartë midis TikTok (e cila nuk ekziston në Kinë), ndërmarrjes së saj kineze mëmë ByteDance dhe qeveria kineze, informon dritare.net. TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, por vetë kompania drejtohet nga ish-ekzekutivi i Disney, Kevin Mayer. TikTok thotë se të dhënat e saj ruhen në Shtetet e Bashkuara me servera rezervë në Singapor dhe nuk i mban të dhënat në Kinë.

TikTok aplikacioni i preferuar i të gjithëve, por pse shumë

Çfarë të dhënash mbledh TikTok?

Sipas politikës së privatësisë së TikTok, kompania mbledh një gamë informacionesh personale duke përfshirë: moshën, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, gjuhën, dhe postën elektronike, imazhi i profilit, përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesi, informacioni për pagesën. Ai gjithashtu mbledh informacione nga rrjetet sociale të lidhura me përdoruesit, si dhe të dhëna teknologjike duke përfshirë adresën IP, historinë e shfletimit dhe të dhënat e vendndodhjes, si dhe informacione nga platforma të palëve të treta të lidhura me të, siç janë shokët në Facebook.

TikTok ka thënë se nuk heq video me urdhër të qeverisë kineze. Sipas raportit të saj të transparencës, vendet që kanë kërkuar më shumë të hiqen videot janë Shtetet e Bashkuara dhe India./K.C/dritare.net