Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

TIA: Pasagjerët që kanë biletë sot për Dubai, do të udhëtojnë nga Podgorica

TIA: Pasagjerët që kanë biletë sot për Dubai, do

Fluturimet në aeroportin Nënë Tereza do të nisin ditën e nesërme pasi pati një pezullim të fluturimeve që prej ditës së djeshme. Në faqen e aeroportit në facebook, njoftohet se pasagjerët e Fly Dubai që kanë udhëtim ditën e sotme drejt Dubait, do të udhëtojnë nga aeroporti i Podgoricës.

“ Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021. Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë. Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim. Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë”, thuhet në njoftimin e TIA./L.F-dritare.net