
Thomas sot 3-vjeç. Ilva Tare: Po, Zoti ekziston!
E Hënë 28 Shtator 2020, 10:10
Dritare.net
Thomas, djali i Ilva Tares dhe Eduart Selamit, sot mbush 3-vjeç. Duket si dje kur Thomas, ishte ende brenda barkut të mamit, e cila edhe gjatë shtatzënisë, nuk u nda nga televizioni.
Tani është djalë i rritur, por sërish shoqëron mamin kudo.
Rallë herë ndodh që gazetarja të postojë në rrjetet sociale panoramë të familjes, por në raste të veçanta si këto, bën një lëshim.
Thomas, është gëzimi i shtëpisë, ndaj motra dhe mami e mbajnë përkrah, ndërsa babi e mban në krahë!
"Zoti ekziston", shkruan Tare përkrah fotove me Thomas./L.F-dritare.net

















