
Thirrje raciste kundër shqiptarëve, arrestohen 16 persona në Maqedoninë e Veriut
Dritare.net
16 persona janë arrestuar ditën e diel në Maqedoninë e Veriut, për shkak të thirrjeve të tyre raciste ndaj shqiptarëve.
Të rinjtë maqedonas u panë në një video teksa brohorisnin "shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur"
Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar shqiptar.
Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedonas, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.
“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq./ I.M-Dritare.net

















