
The Lancet: Doza e tretë e vaksinës, e panevojshme!
Dritare.net
Revista prestigjioze mjekësore The Lancet, ka bërë publik studimin e saj të fundit në lidhje me aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19, ku theksohet se është e panevojshme.
Në studim thuhet se dy doza janë mjaftueshëm efektive që të parandalojnë simptoma të rënda të koronavirusit Sars-Cov-2. Disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës Delta, që ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të bëjë thirrje për moratorium sa i përket dozave të treta, pas shqetësimeve për furnizimin me vaksina në vendet e varfra, ku miliona persona ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Shkencëtarët, në studimin e titulluar "Shqyrtimet për rritjen e përgjigjes imunitare të vaksinave COVID-19", po ashtu thanë se dozat përforcuese mund të jenë të papërshtatshme për disa individë, siç janë ata me sistem të dobësuar imunitar, që nuk prodhojnë përgjigje të duhur imunitare pas marrjes së dy dozave të vaksinës.
Shtetet si Franca kanë nisur dhënien e dozave të treta për personat e moshuar dhe njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar, ndërkaq Izraeli ka shkuar edhe më tej, duke u ofruar fëmijëve 12 vjeç e më të rritur dozën e tretë, pesë muaj pas vaksinimit të plotë.
Studimi i publikuar në Lancet vjen në përfundim që variantet ekzistuese nuk janë të zhvilluara aq shumë sa që t’i ikin përgjigjes imunitare që ofrohet nga vaksinat që aktualisht përdoren./A.B-dritare.net

















