
Tha se spitali Covid-4 nuk ekziston, Manastirliu ironizon Pampurin: S’ka gojë të thotë jam gjallë!
Dritare.net
Oriola Pampuri, ish-deputetja e PD-së, tha sot se Rama ka mashtruar shqiptarët me spitalin COVID-4.
“Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion”.
Me një postim ironizues, duke i kujtuar Pampurit lajmin e rremë që dha se një protestues gjatë përplasjeve në Astir ka ndërruar jetë, Ministrja e Shëndetësisë shkruan se:
“Covid-4” s’ka gojë të thotë "jam gjallë", si zotëria i nderuar kur përgënjeshtroi ish-deputeten e PD, që e shpalli të vdekur. Por është aty! Oborrin le ta përdorin si skenë, por brenda është spital-karantinë, siç e projektuam. Për t'u shërbyer qytetarëve e jo politikës së rrenave“.
Manastirliu ka publikuar edhe fotot nga spitali./L.F-dritare.net

















