
Tetori rozë! Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas, kujdesuni për vete!
E Martë 1 Tetor 2024, 08:08
Dritare.net

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin të kësaj sëmundjeje.
Sot në këtë fillim muaji, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në spitalet ku ato ndodhen.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./M.K-dritare.net

















